19-vjeçari Nick Salihamidzic, djali i drejtorit sportiv të Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, ka bërë një zbulim në Instagram. Në postimin e tij, lojtari i skuadrës së të rinjve ka treguar mesazhe të ndryshme neverie të dërguara ndaj tij nga të panjohur pas eliminimit të bavarezëve në Champions League ndaj Villarrealit.
Orët dhe ditët pas eliminimit të Bayernit ishin gjithçka tjetër veçse të këndshme, pasi disa tifozë, si në raste të tjera, e nxorën zhgënjimin e tyre në rrjetet sociale.
Mesazhet e pajustifikueshme dërguar djalit të Salihamidzic.
“Ti je i lezetshëm, por babai yt dështoi në detyrën e tij dhe duhet të largohet nga Bayerni”, tha një nga mesazhet më të buta, me disa të tjerë që e quajtën familjen Salihamidzic “qen”.
“P*rdhuni,” shkruan të tjerë, ndërsa disa kërkuan që Julian Nagelsmann të shkarkohej.
“Të lutem thuaj babait tënd të largohet nga ky klub dhe të shkojë t’i kërkojë falje Hansi Flick”, shkroi një tjetër, ndërsa një tjetër tha “thuaji babait tënd të shkarkojë Naglismanin menjëherë ose unë do të të *** mamanë tënde”.
“Është çmenduri sa shpejt ju ‘tifozë’ ndryshoni mendje”, ka shkruar adoleshenti Salihamidzic.
“Është çmenduri që sa herë që gjërat shkojnë mirë, nuk është babai im, por sa herë që diçka nuk shkon, ju e fajësoni atë dhe terrorizoni familjen tonë me komente dhe mesazhe”.
Siç shpjegoi “Bild”, djali i Salihamidzic ka ndarë më parë mesazhe urrejtjeje që i ishin drejtuar atij në mediat sociale. Me atë rast, tifozët sulmuan familjen e tij për shkak se drejtori sportiv i Bayernit nuk ia zgjati kontratën ish-trajnerit Hansi Flick./ h.ll/albeu.com