Policia ka arrestuar 3 shtetas turq pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit E. A., 42 vjeç, Ç. A., 41 vjeç dhe F. A., 39 vjeç, të tre banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara”, njofton policia./albeu.com