Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hynin në uzinën e Gramshit.
Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov sulmuan rojet në uzinën e Gramshit dhe janë të akuzuar pë spiunnazh. Ata kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, pasi ishin lënë në masën “arrest në burg” nga shkalla e parë.
Gazetari i ABC Leonidha Musai, raportoi më herët se ukrainasi, Fedis Albatov është përlotur para trupit gjykues. Ai pretendonte se nuk ka qenë kurrë në Rusi dhe se këtë shtet e konsideron si armik për shkak të luftës në Ukrainë. Ai gjithashtu rrëfeu se nga bombardimet ruse në Ukrainë vëllai i tij ka mbetur i gjymtuar.