Tentuan të grabisnin një banesë dhe goditën pronarin me grushte, dy të arrestuar në Lezhë

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi tentuan të vidhnin një banesë në Grykë Zezë të Lezhës

Polica bën me dje se 2 shtetasit pasi kishin hyrë për të vjedhur në banesë e 52-vjeçarit me iniciale P.N,.

Mësohet se në momentin që ata kanë parë pronarin e shtëpisë të futej në shtëpi, kanë tentuar të largohen dhe gjatë largimit kanë goditur me grusht 52-vjeçarin dhe nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Rreth orës 10:00, shtetasi P. N., 52 vjeç, ka njoftuar se kur është kthyer në banesën e tij, në fshatin Mërqi, pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur në banesën e tij, 2 shtetas që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur. Sapo kanë parë shtetasin P. N., 2 shtetasit kanë tentuar të largohen. Gjatë largimit kanë goditur me grusht, shtetasin P. N. dhe nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”,  njofton policia.


Shtuar 2.11.2023 12:57