Një i ri shpëton mrekullisht nga përplasja nga treni në momentin që ai vendosi të kalonte me makinën e tij mbi shina.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Vreoci të Serbisë, ku shoferi i një makine për pak sa nuk e pagoi me jetë kur vendosi të shpërfill rregullat e komunikacionit dhe të kalojë shinat e trenit, pavarësisht se treni do te kalonte per pak minuta.
Shoferi i makinës, nga padurimi për të pritur, pasi pa se afër nuk kishte asnjë tren, vendosi të kalonte në krahun tjetër të rrugës me makinën e tij.
Kur nisi të ecë përpara, një tren që vinte me shpejtësi të lartë i përplasi pjesën e përparme të makinës, por fatmirësisht ky I fundit doli para kohen ga makina.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:20, ku treni po lëvizte në linjën Beograd-Nish./albeu.com