Tenton të godasë babain me sende të forta, arrestohet 36-vjeçari në Lushnjë

Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar në Lushnje pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godasë me sende të forta babain e tij.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godas me sende të forta babain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”./albeu.com

 


Shtuar 19.09.2021 08:51