Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit Edison Kondi, 34-vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit Beniamin Kondi, 45 vjeç, ku nuk ka pasur persona të lënduar.
Konflikti ka lindur për administrimin e zonës së plazhit, ndërsa mësohet se ata kanë një biznes bashkë në këtë plazh.
Shtetasi Edison Kondi u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Gjatë momentit të të shtënave plazhi ka qenë i populluar me turistë, të cilët janë larguar në panik./albeu.com