Tentoi të vidhte një banesë, arrestohet 23-vjeçari në Berat

Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar që ka tentuar të vjedhë një banesë. Ai dyshohet edhe për një vjedhje tjetër të ndodhur më parë.

Njoftimi i policisë:

Berat

Tenton të vjedhi në një banesë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari, i cili dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Z., 23 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, pasi ka tentuar të vjedhë dy aparate celular dhe një portofol në banesën e shtetases E.H.

Gjithashtu dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit B.S, ku ka marrë një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Shtuar 14.07.2021 08:58