Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit. Sipas policisë një 31-vjeçar ka tentuar të shtyp me makinë një person të identifikuar E.P .
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel. Dyshohet se D. S., 31 vjeç, për shkak të detyrës ka tentuar të godasë me mjetin e tij, shtetasin E.P.
Njofitmi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 31 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, për shkak të detyrës ka tentuar të godasë me mjetin e tij, shtetasin E.P.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.