Ish-deputeti Dritan Bici, i cili ka shërbyer më parë edhe si kryebashkiak në qytetin e Gramshit për Partinë Socialiste, është arrestuar nga efektivët e policisë së këtij qyteti.
Mësohet se Bici është arrestuar për shkak të një gjobe të vendosur në automjetin e djalit të tij, pasi ky i fundit kishte parkuar në vendin e rezervuar për policinë e Gramshit.
Bici ka debatuar dhe është përplasur me efektivët e policisë së Gramshit deri në momentin kur ish-deputeti ka tentuar të qëllojë një prej dy efektivëve të policisë.
Për pasojë ai është arrestuar nga policia me akuzën e kanosjes së efektivëve të policisë, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendosi masën e arrestit detyrim për paraqitje për ish-deputetin Bici./Albeu.com