Tentoi të fshihte vrasjen e Rruzhdi Hoxhës, Apeli zbut masën e sigurisë për Pajtim Rrushin

Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për Pajtim Rrushin, njëri nga vëllezërit e dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha.

Ai mbahej, nën masën e sigurisë arrest me burg, për shkak të dyshimeve se kishte tentuar të fshihte provat që implikonin vëllain e tij Fredi Rrushi në vrasjen e babait të dy fëmijëve.

Tashmë ai do të jetë në arrest shtëpie, ndërkohë mbetet e pandryshuar masa e sigurisë për Fredi Rrushin.

Kujtojmë se trupi i pajetë i biznesmenit Rruzhdi Hoxha, u gjet në një zonë shkëmbore e të thepisur në Malin e Dajtit. Ai rezultonte prej dy javësh i zhdukur dhe ishte pronar i një biznesi inertesh në zonën e Kamzës./albeu.com


Shtuar 7.12.2021 15:07