Tentoi ta përdhunojë, vihet në pranga korçari që iu sul 19-vjeçares

Një shtetas është vënë në pranga në Korçë pasi ka tentuar të abuzojë seksualisht me një vajzë 19-vjeçare.

Denoncimi është bërë nga vetë e reja, e cila fatmirësisht ka shpëtuar nga duart e të riut dhe ka shkuar në polici që të bëjë kallëzimin.

Tentativa e abuzimit seksual ka ndodhur në fshatin Starje të Kolonjës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 15.09.2021 16:38