Ditën e djeshme, Bledar Selmanaj, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit.
I burgosuri ishte në ajrim dhe tentoi të dilte nga rrethimi i burgut, por u pikas nga gardiani.
Të lidhura
None found
Bledar Selmanaj, ka tentuar të arratiset nga burg edhe dy herë të tjera, por sërish pa sukses.
Më 22 Dhjetor 2021, ai tentoi arratisjen nga spitali i burgut në QSUT, ngjarje e parandaluar nga grupi i sigurisë në atë kohë.
Ai ia kishte dalë të priste katër hekura të dritares, por pa e finalizuar me sukses qëllimin e tij.
Kush është Bledar Selmanaj?
Selmanaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka një të kaluar si hajdut serial, kryesisht në argjendari dhe banesa në Tiranë.
Ndërkohë ai arrestua në zonën e ish-Bllokut për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, me të cilin ishin miq.
Ai qëlloi për vdekje të riun në Vlorë, ndërsa në oborrin e banesës së tij, në qytetin bregdetar, iu gjet e groposur arma e krimit, si dhe veshjet që kishte përdorur ditën e ngjarjes.
Bledar Selmanaj, e ekzekutoi shokun e tij brenda makinës, duke e qëlluar me plumb në kokë, ndërsa dy ditë pas krimit shkruante në faqen e tij të “Facebook” se ishte biznesmen.
