Pas zjarrit që ka përfshirë pikën e grumbullimit të mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, është tentuar t’i vihet flaka edhe landfillit të Fierit.
Në lidhje me këtë rast ministri Balla është shprehur se ka urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfilleve në të gjithë vendin.
Ai është shprehur se i ka kërkuar policisë bashkiake të krijojë shërbim 24 orë kontrolli dhe zjarrfikëse që të jenë pranë për çdo lloj rasti.
Policia ka dyshime se zjarri në Elbasan është i qëllimshëm.
Pasditen e sotme fusha e mbetjeve në Elbasan është përfshirë nga flakët, dhe në fikjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikëset e Elbasanit Cërrikut e Peqinit.
Gjithashtu ministry i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se Forcat e Armatosura i janë përgjigjur kërkesës së autoriteteve të Elbasanit për të ndërhyrë në fikjen e zjarrit.
20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e flakëve./Albeu.com/