Tensionohet situata në Divjakë, banorët përplasen me policinë

Protesta e banorëve të Divjakës ka vijuar me tensione.

Ata kundërshtojnë vendosjen e një trau në hyrjen e parkut “Divjakë-Karavasta” dhe pagesën që duhet të bëjnë për të kaluar prej disa ditësh.

Protesta e sotme është shoqëruar me tensione. Banorët kanë marshuar nga qyteti drejt parkut, ku kanë thyer xhamat e kabinave të vendosur pranë traut.

Forcat e policisë kanë qenë të shumta, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet.