Tensionet në veri të Kosovës, paralajmërohen protesta, policia dhe KFOR-i në gatishmëri

Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë paralajmëruar edhe për sot.

Për rrjedhojë që prej orës 06:30 policia e Koosvës dhe KFOR-i kanë nisur pozicionimin në këro zona.

Mediet në Kosovë raportojnë se barrikada të hekurta janë vendosur për të bllokuar hyrjen në komuna.

Një ditë më parë , ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.

Së paku 25 ushtarë të KFOR-it u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

Më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me asistimin e Policisë së Kosovës hynë në ndërtesat komunale, për të nisur punën, pasi një ditë më parë bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale. Hyrja e tyre në zyrat e komunave u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë.

Serbët lokalë të këtyre komunave kundërshtojne ryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 prillit.

Policia e Kosovës ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre. Të paktën pesë policë pësuan lëndime. Faktori ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara, dënuan veprimet e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që menjëherë të ulen tensione

/albeu.com/


Shtuar 30.05.2023 07:12