Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka akuzuar mediat pro regjimit të Serbisë se po tentojnë të nxisin konfrontim të armatosur në Kosovë, nëpërmjet lajmeve për tensionim të situatës në Zubin-Potok.
Ai ka shkruar në Twitter se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje, duke shtuar se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë “po gjuajnë me armë”.
“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar në mënyrë të rreme se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, shkroi ai. /Kosovapress