Pas ngjarjeve në mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Republikës së Kosovoës,
Policia e Kosovës ka nxjerrë një deklaratë zyrtare në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit. Policia thotë se angazhimet për sigurinë e qytetarëve, lirinë e lëvizjes do të vazhdojnë deh se do të ndërmarrin masa policore conform sisutatës dhe zhvillimeve.
Policia ka treguar se sot në veri është paralajmëruar për protesta dhe tubime andaj dhe Policia e Kosovës duke e njohur të drejtën për tubime e protest paqësore po kujdeset për ruajtjen dhe qetësinë, përfshirë edhe detyrat e përcaktuara sipas Kushtetutës dhe Ligjit.
Më tej në njofitm thuhet se protestuesit janë tubuar në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku në hyrje të objketit të Komunës së Zveçanit protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotësjellës janë përpjekur të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u future brenda komunës. Policia ndaj tyre është kundërpërgjigjur me sprej, për të vënë situatnë nën kontrollë.
“Protestat pran komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.
Këtë të hënë situata është tensionuar në veri, me qytetarët serbë që janë mbledhur para komunave për të penguar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në komuna.
Gjithashtu prezenca e KFOR-it dhe e policisë së Kosovës është rritur ndjeshëm në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, komuna ku ditëve të fundit ka pasur rritje të tensioneve., ndërsa është përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Serbët lokalë të këtyre komunave kundërshtojne ryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 prillit. Më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me asistimin e Policisë së Kosovës hynë në ndërtesat komunale, për të nisur punën, pasi një ditë më parë bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale. Hyrja e tyre në zyrat e komunave u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë.
Policia e Kosovës ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre. Të paktën pesë policë pësuan lëndime. Faktori ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara, dënuan veprimet e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që menjëherë të ulen tensionet./albeu.com/