Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në rrjetin social Facebook mbi tensionet në Kuvend.
Për të cilat, Vasili quan fajtore dhe provokuese per shkaterrimin e Kuvendit, kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën.
“Me veprimet e paligjshme te saj Lindita Nikolla po shkaterron de jure dhe de facto Kuvendin e Shqiperise.
Provokimi kulmoi me pengimin e dhunshem te deputeteve te opozites per te marre pjese ne seance plenare megjithese per ta nuk kishte asnje mase ndeshkuese”, sqaron Vasili.
Postimi i plotë:
Lindita Nikolla fajtore dhe provokuese per shkaterrimin e Kuvendit!
Me veprimet e paligjshme te saj Lindita Nikolla po shkaterron de jure dhe de facto Kuvendin e Shqiperise.
Provokimi kulmoi me pengimin e dhunshem te deputeteve te opozites per te marre pjese ne seance plenare megjithese per ta nuk kishte asnje mase ndeshkuese.
Prioriteti i vetem i Nikolles eshte permbushja e urdherave te Edi Rames dhe jo funksionimi Kushtetues i Kuvendit te Shqiperise.
Dhjetra ndeshkime ndaj deputeteve te opozites jane thjesht vazhdim i objektivit te Rames per asgjesimin e pluralizmit dhe opozitarizmit ne Shqiperi.
Perdorimi kriminal i Gardes nga Lindita Nikolla fakton boterisht se ajo eshte deligjitimuar totalisht si Kryetare Kuvendi, por perfaqson thjesht nje sekretare te rendomte e te perulur te Edi Rames.