Këtë të enjte, seanca plenare ka nisur dhe është mbyllur me debate dhe përplasje të forta, pasi deputetët e Partisë Demokratike, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të punimeve.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu për kaosin e krijuar në Kuvend.
Ai zuri një nga karriget e ministrave, si edhe hodhi dhe kartona drejt tyre.
Pas masës ndëshkimore të marrë ndaj deputetit të PD Klevis Balliu, kreu i Kuvendit Niko Peleshi, ka përjashtuar nga seanca edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Peleshi ndërkohë, ka hedhur në votim propozimin e Taulant Ballës që të kalohet direkt në votim për projektligjin, për sa kohë që seanca nuk është normale.
