Tensionet në Kosovë, policia: Nuk ka asnjë qytetar apo efektiv të plagosur

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka persona të plagosur të ndonjë qytetari apo zyrtari policor në veri të vendit.

Në njoftimin e saj për mediat, Policia e Kosovës ka kërkuar që qytetarët të mos bien pre e informacioneve të rreme, cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës.

“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës shpjegon gjithashtu se bllokimet e rrugëve vazhdojnë në disa pika në veri të Mitrovicës në drejtim të dy pikë-kalimeve kufitare Jarinë dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim.

“Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në reagimin e PK-së./albeu.com


Shtuar 31.07.2022 21:33