Tensionet në kampin e MEK në Manzë, pretendohet për një të vdekur, MB: Po e verifikojmë!

Një trup i pajetë është në kampin e MEK në Manzë, ku banorët u përplasën me policinë sot gjatë kontrollit pas urdhrit nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organzuar.

Sakaq pretendohet  se vdekja e  personit gjatë operacionit të policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë nuk lidhet me veprimet apo mosveprimet e efeektivëve. Personi në fjalë ka ndërruar jetë si pasojë e infraktit dhe nuk lidhet me veprimet e policisë.

Ndërkohë pak më herët reagoi Ministria e Brendshme,  e cila thotë se  në kamp pati rezistencë kundër policisë, ndërsa në lidhje me pretendimet për një të vdekur deklaron se po kryhen verifikimet nëse diçka e tillë qendron, ose jo.

Policia e shtetit ka hasur rezistencë nga banorët brenda kamoit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, gjatë kontrollit pas urdhrit nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organzuar.

Operacioni drejtohet nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Anëtarë e MEK pretendojnë se ka mbetur i vdekur një muxhahedin, kurse disa të tjerë janë plagosur, por policia e mohon diçka të tillë.
Kjo e fundit, pritet të dalë në një reagim për shtyp pak më vonë në lidhje me kërkimet në këtë kamp si edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe bluve.

albeu.com/


Shtuar 20.06.2023 12:43