Kaosi në ambientet e Kryesisë së Kuvendit vazhdon edhe ditën e sotme.
Mësohet se deputetët e opozitës kanë bllokuar me karrige hyrjen e sallës ku po mbahet Komisioni Parlamentar i i Sigurisë.
Demokratët kanë vendosur karrige te dera dhe janë ulur aty, duke mos lejuar që të futen anëtarët.
Demokrati Asllan Dogjani dëgjohet t’i thotë drejtuesit të Komisionit të Sigurisë: “Nasip caktoni komisionet hetimore, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore dhe hajde të vazhdojmë mbledhjet”.
Me heret deputetja e PS, Blerina Gjylameti u përplas fizikisht me demokratët te Komisioni i Shëndetësisë.
Gjylahmeti shkoi tek salla ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit të Medias, por dera ka qenë e mbyllur dhe jashtë saj qëndronin deputetë demokratë.
Gjylameti ka shtyrë deputetët demokrat, duke u futur me forcë në sallen e mbledhjeve te Komisionit te Medias.
Edhe ditën e djeshme pati tensione jashtë ambienteve të Kryesisë, pasi Garda nuk lejoi futjen e 8 deputetëve demokratë të përjashtuar nga Etika.
Këta të fundit gjetën rrugë “alternative” dhe arritën të hynin brenda ambienteve të Kuvendit përmes kangjellave dhe dritareve.
Deputetët e përjashtuar janë Ervin Salianji, Petrit Doda, Edmond Spaho, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi./albeu.com