Tensione te “5 Maji”, ndërhyn FNSH: Banorët lidhen me pranga, njëri majë çatisë (VIDEO)

Aksioni i IKMT-së në lagjen “5 Maji” për shembjen e banesave për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit është shoqëruar me tensione.

Banorët po tregojnë rezistencë dhe nuk pranojnë të lirojnë shtëpitë që pritet të shemben.

Dy prej tyre janë lidhur me pranga me njëri tjetrin duke paralajmëruar se do të vetëflijohen, ndërsa një tjetër është ngjitur në çati duke lidhur njërën nga duart me pranga.

Ai ka paralajmëruar se nëse fadroma nuk largohet do hidhet nga lartësia.

Kjo ka bërë që të ndërhyjë dhe FNSH për të negociuar me banorët ndërsa IKMT ka ndaluar punën për pak kohë./albeu.com


Shtuar 19.01.2022 12:36