Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në zonë për të shembur objektet pa leje, një grua ka humbur ndjenjat në Theth.

Siç shihet edhe në foto, gruaja është marrë në krahë nga familjarët e saj dhe është transportuar drejt ambulancës së Thethit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas zyrtarëve të IKMT-së, në këtë zonë janë identifikuar rreth 70 deri në 80 objekte pa leje që duhet të shemben.

Fillimisht, aksioni ishte planifikuar të zgjasë 5 ditë, por autoritetet paralajmërojnë se procesi mund të zgjasë më shumë për shkak të rezistencës së banorëve.

Për të përshpejtuar shembjet, IKMT ka sjellë në zonë edhe një fadromë tjetër.


Shtuar 10.07.2025 12:35

Tags: , ,