Tensione në seancën e gjyqit, avokati i Besian Xhixhës braktis sallën: Nuredin Dumani më kërcënoi, më tha “të fus në listë”

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, është shoqëruar me tensione të forta, pasi avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, ka braktisur sallën duke akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, për kërcënim.

Në mes të seancës, Dyzeni ngriti zërin duke deklaruar: “Nuk toleroj mua të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëjë ai presion mua. Nuk dëgjoj unë atë të më thotë ‘të fus në listë, je në ofertë’”.

Avokati u largua menjëherë nga seanca, ndërsa situata ka krijuar kaos të përkohshëm në gjykatë. Gjykata urdhëroi punonjësit e policisë të largojnë nga salla të penduarin dhe ndërpreu seancën për pak minuta.

Ai kërkoi ndërhyrjen e prokurorit dhe marrjen e masave ndaj Dumanit, i cili është një nga dëshmitarët kyç në këtë proces dhe ka dhënë rrëfime për disa grupe kriminale në vend.


Shtuar 17.04.2025 12:16