Protesta e opozitës, ka pasur tensione. Protestuesit i kanë vënë flakën disa gomave të vjetra që kishin vendosur para Bashkisë së Tiranës.
Teksa kanë tentuar të hedhin molotov drejt bashkisë, policia u është kundërpërgjigjur turmës duke hedhur ujë.
Sakaq, teksa në podium fliste Belind Këlliçi, protestuesit kanë ‘shkulur’ gardhin metalik dhe kanë lëvizur nga vendi pjesët e betonit.