Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës për të diskutuar rreth takimeve të kryeministrit, Edi Rama me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së.
Deputetët e Partisë Demokratike depozituan sot kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës në senacën e sotme parlamentare. Por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca e cila votoi kundër ndryshimit të rendit të ditës.
Pas kësaj Berisha refuzoi kategorikisht të lironte foltoren. E për rrjedhojë pas disa paraljmërimeve nga kryetarja e Kuvendit, ai u përjashtua nga seanca parlamentare e sotme.
Në lidhje me këtë kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se bllokimi i foltores nga Berisha po bëhet qëllimisht nga ai, në mënyrë që të zhvendosë vëmendjen nga provat e reja që kanë dalë për vrasjen e katër qutetarëve në protestën e 21 janarit.
“Mendoj që vendosja e rregulltit dhe respektimi i rregullores duhet të jetë çështje themelore. Sa përket kërkesës, është e pabazuar në rregulloren e Kuvendit. E dyta kjo është farsë politiko-mediatike për të fshehur lobimin rus dhe hetimet e PD-së. Dhe po mundohet të mbulojnë faktet e reja të 21-janarit. Kjo çështje që po diskutohet Non Grata i Amerikës, po hetohet. Ai është miku i Berishës se vijnë nga e njëjta zonë. Drejtësia amerikane ka zero akuza ndaj Ramës dhe ndonjë anëtari të qeverisë.Sa më sipër, propozoj rrëzimin me votë të kësaj kërkese dhe vijimin me rendin e ditës.” tha Balla.
Ndërkohë Berisha e konsideroi rrëzimin e kërkesës si turp/
“Nuk e kaloni dot në këtë mënyrë. Turp të keni. Mbroni Deripaskën. Nuk shpëtoni dot nga kjo. Ka interesa kombëtare këtu.”. tha Berisha.
/albeu.com/