Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, është shoqëruar sërish me debate dhe tensione mes këshilltarëve dhe qytetarëve për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Disa përfaqësues të opozitës, thirrën një protestë qytetare për të kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit. Më tej, qytetarët ju bashkuan mbledhjes së këshillit, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi.
Madje në tension e sipër, një qytetar godet me dosjet e letrave një prej këshilltarëve.
Në videon e News24, duket momenti kur një qytetar, i cili po protestonte në lidhje me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të Partisë Sociliste.