Tension brenda demokratëve! Vjen lëvizja e parë kundër Bashës pas përjashtimit të Berishës nga PD (FOTO LAJM)

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD, ka ardhur reagimi i parë nga Sali Berisha.

Në muret e selisë së PD-së është varur një banderolë që lexon: Basha ik! Slogan ky që kryedemokrati Lulzim Basha ka përdorur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që nesër është paralajmëruar se do të ketë edhe një tubim para selisë blu para se deputetët të shkojnë në Kuvend në orën 10:00.

Deklarata e Bashës për largimin e Ramës:

Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë. Z. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen.

Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Përgjigjia e Berishës ndaj Bashës pas përjashtimit:

Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare nuk mund ta marrë. E kuptoj presionin por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa sovranitetin e PD. Bëri ata që nuk bëri Celibashi. Asgjesoi PD si parti sovrane. /albeu.com/