Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj kreut të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, dhe zyrtarëve e biznesmenëve të tjerë të arrestuar për abuzim me tenderat.
Sipas akuzave të SPAK, Alla ka shfrytëzuar postin e tij si kryebashkiak, ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë.
Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për:
Lefter Alla – Kryetar i Bashkisë Bulqizë
Enkeleda Lleshi – Zv/kryetare
Erion Isaku – Drejtor i Urbanistikës
Kujtim Zogu – Drejtor i Mbrojtjes Civile
Rubin Kola – Inxhinier urbanistike
Denis Xholi – Ish Drejtor Juridik
Leonard Daçi – Sekretar i Përgjithshëm
Arsen Gjoka – Drejtor i NJVKSH Bulqizë
Po ashtu në pranga kanë rënë edhe administratorët e firmave fituese të tenderit; Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla), Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Ana Nishku dhe Kastriot Ibrahimi, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kujtojmë se më herët sot në seancë Alla i ka cilësuar akuza politike ato që i janë bërë duke thënë: “Në gjykimin tim më mirë të më thoshin hap krahun, se sa të bëhen këto gjyqe politike”.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Rama komentoi tërthorazi arrestimin e Allës, duke i këshilluar të gjejë vetë avokat, ndërsa theksoi se PS nuk ofron shërbime avokatie./albeu.com