Pas një seance maratonë prej 9 orësh, ku u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK, ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme.
Teksa iu përgjigj interesit të madh të gazetarëve, Beqaj tha se ishte thirrur si person që kishte dijeni për tenderin e sterilizimit, por nuk pranoi që të jepte detaje të mëtejshme.
Në fjalën e tij para mediave u shpreh: “Jam thirrur në cilësinë e cështjes që jam thirrur dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale.”
Beqja dha një përgjigje edhe për çantën e zezë duke thënë se kishte materiale pune./albeu.com