Temperaturat aktule rekord nuk po prekin vetëm trupin e njerëzve, por edhe pajisjet elektronike të tyre.
Shpesh teksa jemi duke pirë kafe dhe marrin telefonin për t’i bërë scroll, ai është ose i ngadaltë, ose shumë i nxehtë ose i ka mbaruar bateria.
Pra, këto pajisje luftojnë gjithashtu me nxehtësinë, por çfarë nund të bëjmë për këtë?
- Mos e fusni në karikim.
- Pozicionoje me zgjuarsi, vendoseni në hije, para një ventilatori nëse je në makinë.
- Fikni të gjitha funksionet që nuk ju nevojiten dhe mbajeni dritën ulur.
- Fikeni, lëreni të ftohet dhe rindizeni.
- Mos e futni ne frigorifer, apo ta ngjisni me një qese akulli, mund të bllokohet./albeu.com