Dita e sotme do të jetë e kthjellët, ndërsa pasdite do të ketë një shtim vranësirash në zonat jugperëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes vranësirat e dendura do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që edhe nata të jetë në mbizotërimin e motit të vranët.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por ulen lehtë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 13°C mëngjesi në juglindje deri në 30°C mesdita në qarkun e Elbasanit. /albeu.com