Temperaturat 40 gradë, ISHP këshilla qytetarëve: Shmangni daljen në diell në këtë orar

Vendi ynë dhe Ballkani është pushtuar nga vala e të nxehtit afrikan dhe temperaturat këtë javë do të jenë shumë të larta, duke arritur kultim të premten, ku termometri do të shënojë 42 gradë në Tiranë.

Instituti i Shëndetit Publik, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë disa këshilla sesi të kemi një verë të sigurt dhe të shëndetshme.

ISHP këshillon:

– Vishni rroba të gjera, të lehta, me ngjyra të hapur dhe mundësisht pambuku.

– Mbani në kokë kapele me anë të gjera dhe përdorni syze dielli.

– Ekspozohuni gradualisht në diell duke përdorur produkte mbrojtjeje 15-20 minuta daljes në dill dhe përsëriteni  këtë pas çdo larjeje.

– Evitoni qëndrimet në diell në orët e nxehta mes 11:00 -17:00, sidomos fëmijët dhe të moshuarit. – Mos ekspozoni ushqimet në diell dhe pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta.

– Konsumoni vakte të lehta të gatuara në moment dhe që të kenë përmbajtje të lartë uji.

– Fëmijët deri në 6 muaj të ushqehen vetëm me gji./albeu.com

 

 


Shtuar 22.06.2021 11:13