Temperatura rriten deri në 27 gradë, njihuni me parashikimin e motit, 5 Maj 2026

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat në momente të caktuara mund të bëhen deri të dendura.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i Jugut, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, pritet që ajo të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 m/s.

Të lidhura

None found

Sa i përket kushteve detare, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i ulët deri mesatar, me forcë 1 deri në 3 ballë.

 


Shtuar 5.05.2026 07:25