Temperatura e larta “pushtojnë” vendin, Kolonjë “plas” breshëri (FOTO+VIDEO)

Breshëri dëmton prodhimet në fshatin Boshanj. Prej rreth 1 ore reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, duke dëmtuar të mbjellat, grurë, tërshërë, dhe kopshtet, fasule, domate, qepë dhe speca.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Rreth 30 familje të Boshanjit, 20 km larg Ersekës, nëpërmjet fotove dhe videove të dërguara, kanë kërkuar ndihmë nga instancat duke treguar me pamjet dëmet e shkaktuara nga breshëri.

Këto familje ndër të tjera kanë shqetësim edhe rrugën e fshatit, që u dëmtua akoma edhe me shumë nga reshjet e sotme çka sjell vështirësi për banorët./albeu.com


Shtuar 15.05.2022 17:07