Temperatura deri në 26 gradë, si do të jetë moti sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 28°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë./albeu.com


Shtuar 3.06.2021 08:38