Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se është mbytur.
Sipas informacioneve të Policisë së Tiranës, rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se dyshohej se një shtetase ishte vetëhedhur në liqen.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet në ujërat e liqenit. Rreth orës 09:00, ata bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetases me inicialet M. T., rreth 45-vjeçe.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

