Kryetari i Bashkisë së Lezhës dhe, Pjerin Ndreu ka shpërndarë pak minuta më parë në profilin e tij në Facebook një këngë e cila si duket është e një pjestari të afërm të familjes Ndreu.
Me krenari Kryetari i Bashkisë Lezh shkruan: “Një këngetar i ri në familjen Ndreu! Urime!”
3Vis është reperi i ri të cilën reklamon ndreu dhe kënga e tij promovon djemtë e kqinj, armët dhe jetën luksoze.
“You don’t my shqipe
Nepër rrugët e shtetit
You don’t call my shqipe
Nëse ske buxheti
Mos gjuj ma shqipe
Se vijme e të hekim
You know my shqipe is crazy
You know my shqipe is ready”, janë vargjet e tekstit të këngës në fjalë.
Ajo që bën çudi nuk është teksti apo stili i këngës, por fakti që ish shefi i Komisariatit të Policisë Lezhë aktualisht Kryetar Bashkie, Pjerin Ndreu shpërndan me krenari një këngë të tillë e cila promovon dhunë mes të rinjve.
Por ky tekst nuk e pengon Ndreun të krenohet me arritjen e të afërmit të tij duke mos marrë parasyshë mesazhin e gabuar që përcjell./albeu.com/