Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji mbushi sot sallën me mbështetësit e tij në qytetin e Korçës, për të vijuar takim9in e radhës me lëvizjen brenda PD-së, për reformim të strukturave dhe përballje me qeverinë nëpërmjet protestave agresive.
“Edi Rama o hajdut”, ka qenë thirrjet e qytetarëve në këtë takim. Salianji është pritur me brohorima nga mbështetësit demokratë. Kurse fjalën e tij e nisi me falënderimin për pjesëmarrësit dhe ogurin e ndryshimit.
“Mirembrëma Korça e zemrës time, qyteti i demokratëve dhe faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme dhe ngroh shpirtin e çdo demokrati në Shqipëri dhe tregon se demokratët janë në këmbë. Shpresa për PD dhe opozitën dhe në këtë natë të ftohtë janari është plotë. Vendosëm që këtë takim të parë nga 2026 ta nisim nga qyteti i Korçës, me ogur të mbarë dhe me ndryshim dhe mesa duket Korça po e tregon veten”, tha Salianji mes të tjerash në fjalën e tij.
Ai tha se kishte marrë mesazhe të shumta, me mbështetje apo me këshillime, por shtoi se nuk do e ndalte misionin dhe rrugën e tij drejt qëllimit për ta bërë PD fituese dhe për ta reformuar.
“Kam marrë mijëra mesazhe inkurajimi nga qytetarë, drejtues të PD dhe përfaqësues të ndryshëm. Nuk kam pasur dhe nuk kam plan për të ndaluar, do vazhdoj drrugën për ringritjen e PD dhe reformimin e saj”, tha ai.
Më tej Salianji u shpreh se pjesëmarrja e madhe në sallë dhe mbështetja i japin frymë dhe energji për të realizuar rrotacionin politik dhe për të sjellë PD në pushtet.
“Kjo pjesëmarrje na jep më shumë energji, më shumë forcë për të ecur para, na jep frym për të vazhduar para dhe të sjellim atë që shqiptarët duan, të sjellim rrotacionin dhe ta bëjmë PD fituese, fituese, fituese”, vijoi ish-deputeti demokrat.

