Foto ilustruese
Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e pak minutave më parë në sheshin e Laçit, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas u largua në drejtim të paditur.
Sipas informacioneve të fundit, në selinë e PD-së ka pasur një takim mes kandidatëve të primareve dhe kryesisë dhe aty ka ndodhur një konflikt, cili ka degjeruar në përdorimin e armëve.
Mësohet se autori e ka pasur armën me leje.
Policia prej minutash ndodhet në vendngjarje ku po punon për indentifikimin dhe kapjen e autorit.
Kujtojmë që kandidatët e Partisë Demokratike për primaret në Laç janë: Alfred Dajçi, Gjergj Oroshi, Behar Haxhiu dhe Lindita Toma./albeu.com