Të shtënat me armë zjarri në Klos, viktima një 17 vjeçar: Nuk dihen shkaqet dhe gjendja e të plagosurve

 

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Klos, ku pas të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një 17 vjeçar dhe raportohet se janë plagosur dy të tjerë.

Viktima ka mbetur i shtrirë në trotuar, ku më pas është mbuluar me batanije.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, dhe as gjendja e të plagosurve.

Sipas dëshmitarëve policia ka ardhur në venngjarje me vonesë./albeu.com