Të shtënat me armë në veri të Kosovës, ministri zbulon se është sulmuar policia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot në mëngjes në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit.

Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkomnin për të realizuar ndërrimin.

Të lidhura

None found

Ai ka thënë se ata janë sulmuar me granatë dore dhe kallash.

“Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Grupe të ndrysme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmii parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njjëtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.

Sulmi I dytë me gurë. Sulmi o tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla./Express