Të shtënat me armë drejt një makine në Shkodër, reagon policia

Policia ka dalë informacion zyrtar për ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Shkodër, ku u qëllua me armë drejt një makine.

Drejt utomjetit tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri pistoletë, ndërsa nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.


Shtuar 25.08.2022 23:10