Të shtëna në qytetin shqiptar, shënjestra i shpëton atentatit, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

Foto ilustruese

Ditën e djeshme në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, janë raportuar të shtëna armësh në polici ku dyshohej se ishte do të kryhej një atentat ndja një personi tjetër.

I dyshuari me veturë është larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja ndërsa shënjestra e atentatit nuk ka pësuar lëndime.

“Me urdhër te gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”, tha policia.

Njoftim policie:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË&ARMËMBAJTJE PA LEJE/Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 15.08.2022-15:58. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij nga i dyshuari mashkull kosovar i cili nga vendi i ngjarjes është larguar me veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) gëzhoja. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me urdhër te gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar./albeu.com


Shtuar 16.08.2022 11:17