Të shtëna me armë zjarri u raportuan të premten pasdite në një xhami në Luginën Bekaa të Libanit, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë.
Forcat ushtarake u drejtuan në vendngjarje për të ndërhyrë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit (NNA).
Të shtënat i ka paraprirë një debat për mosmarrëveshje personale.
Personi i armatosur që hapi zjarr në xhami është arrestuar nga ushtria, ndërsa gjatë arrestimit ka mbetur i plagosur.