Disa persona raportohet se janë vrarë nga të shtënat në Hamburg të Gjermanisë, sipas BBC.
Policia, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf, ndërsa ambulancat ndodhen në vendngjarje.
Sipas raportimeve të disa mediave lokale, të shtënat kanë ndodhur në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait, ku shtatë persona u vranë dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën.
Një paralajmërim federal u dërgua në aplikacionin NINAwarn se rreth orës 21:00 duke u thënë vendasve se “një ose më shumë autorë të paidentifikaur qëlluan mbi njerëzit në një kishë”.
Banorëve aty pranë u është kërkuar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit./albeu.com