Të shtëna me armë zjarri raportohet mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se të shtënat kanë ndodhur në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet.
Sipas burimeve të shtënat me armë zjarri kanë ardhur si pasojë e një konflikti midis komshinjve
I plagosuri Jonian Shehun është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është në kërkim të autorit, Olsi Bllaci.
Njoftim policie
Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori.
Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .
Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes./albeu.com