Të shtëna me armë zjarri pak para Kupës së Botës për femra në Zelandën e Re, 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Të shtënat me armë zjarri kanë lënë dy të vdekur në qendër të Auckland, Zelanda e Re, disa orë përpara se qyteti të hapë Kupën e Botës FIFA për femra.

Gjashtë persona të tjerë, përfshirë oficerë policie, u plagosën.

Personi që hapi zjarr gjithashtu vdiq pas sulmit në një kantier ndërtimi në zonën qendrore të biznesit.

Kryeministri Chris Hipkins tha se sulmi nuk po shihej si një akt terrorist.

Turneu do të vazhdojë siç ishte planifikuar, konfirmoi ai.

Ndërsa nuk ishte identifikuar asnjë motiv politik apo ideologjik për sulmin, policia e kishte neutralizuar kërcënimin dhe publiku mund të sigurohej se nuk kishte rrezik të vazhdueshëm, tha kryeministri.


Shtuar 20.07.2023 08:08